Vdes në moshën 89-vjeçare regjisori Dhimitër Anagnosti

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan:

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”.

Anagnosti konsiderohet si një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Në karrierën e tij 40-vjeçare realizoi 14 filma artistikë dhe 10 filma dokumentarë, duke fituar çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ishte autor i 15 skenarëve, shumicën e të cilëve i realizoi vetë në filmat e tij.

Veprat e tij kanë mbetur të paharruara në kujtesën e publikut shqiptar, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” dhe shumë të tjerë.

Përveç kinemasë, ai kishte pasion edhe letërsinë. Anagnosti botoi romanin “Koburja nga Europa” (2017) dhe librin “Ulliri, pema e dhembjes” (2019), ku rrëfente dy jetët e tij, si shkrimtar dhe kineast.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art e kulturë, ai u nderua me titullin “Artist i Popullit”, si dhe me dekoratat “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Dhimitër Anagnosti kontribuoi edhe në jetën publike. Në vitet ’90 ai ishte deputet i Partisë Demokratike dhe në prill 1992 u emërua Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në dhjetor 1994. Më pas, si themelues e kryetar i Fondacionit “Fan Noli”, ai mbështeti aktivisht zhvillimin e kulturës shqiptare.

Ai ishte i martuar me aktoren e njohur shqiptare, Roza Anagnosti, “Artiste e Merituar”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika