Vdes në QKUK gruaja që po trajtohej nga plagët e marra në një aksident në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur gruaja që ka qenë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur të shtunën e 28 janarit, në Fushë-Kosovë. Policia njoftoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Më 28.01.2023 viktima femër […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur gruaja që ka qenë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur të shtunën e 28 janarit, në Fushë-Kosovë.
Policia njoftoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Më 28.01.2023 viktima femër kosovare, e cila ka qenë në tretman mjekësor në QKUK si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.















