Një i mitur ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku që ndodhi më 31 maj në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar më 1 qershor nga QKUK në Prishtinë, ku ai po trajtohej pas aksidentit.

Sipas raportit 24-orësht të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr.Besim Shala, Prizren 31.05.2025-18:15. Lidhur me rastin, me 01.06.2025 ne QKUK Prishtinë ka ndërruar jete një mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit, trupi i pajete dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.