Një 19-vjeçar i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku më 29 qershor në Istog, ka ndërruar jetë pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se vdekja e viktimës është konfirmuar më 6 korrik 2025.

“Raportohet se më 06.07.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 29.06.2025”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.