Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura të shtunën në Prishtinë

Ka ndërruar jetë këmbësori që u godit nga një veturë të shtunën e dy dhjetorit, në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK ka ndërruar jetë këmbësori që u godit nga një veturë të shtunën e dy dhjetorit, në Prishtinë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.

I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima  pasi ka arritur në QKUK,  duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika