Vdes në QKUK motoçiklisti i aksidentuar një javë më parë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një motoçiklist që ishte aksidentuar më 1 gusht ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, aksidenti kishte ndodhur në fshatin Ramun të Pejës, ku i përfshirë ishte edhe një automjet.

“Fsh. Ramun, Pejë 01.08.2026 – 16:25. Ka ndodhë një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me ngasës mashkull kosovar dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit motoçiklistin ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa me datë 07.08.2026 rreth orës 01:10 viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika