Vdes në QKUK një fëmijë që u godit nga një veturë derisa ishte në biçikletë në Korishë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë ka vdekur dhe një tjetër është I lënduar pasi që derisa ishin në biçikletë janë goditur nga një makinë.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në Korishë të Prizrenit dhe se fillimisht fëmijët janë hospitalizuar në Spitalin e Prizrenit, pastaj njëri nga ta është dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë.

“Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50.Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në në raportin 24 orësh të policisë.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika