Personi, i cili u godit nga vetura pesë ditë më parë në Gjakovë, ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në njoftimin e policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi është goditur nga një veturë në lëvizje, por nuk ka arritur t’i përballojë lëndimet e marra.

Aksidenti kishte ndodhur më rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë.

“Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20.    Viktima mashkull  kosovar i cili  ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra,  me 16.06.2024  ka  ndërruar jetë,   vdekjen e tij  e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.