Vdes në QKUK punëtori që mori lëndime në vend të punës disa javë më parë

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në qershor kur një person u rrëzua nga një lartësi në vendin e punës, duke pësuar lëndime të rënda. Pas ngjarjes, ai u dërgua menjëherë për tretman mjekësor në QKUK. Mirëpo, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë, gjendja e tij ishte përkeqësua me kalimin e kohës, ku më pas ai humbi betejën për jetën më 15 gusht

Punëtorë (Foto nga arkivi)

Një person ka ndërruar jetë të martën më 15 gusht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në vendin e tij të punës më 10 qershor.

Ai ishte rrëzuar nga një lartësi në vendin e tij të punës, ku më pas ishte dërguar për tretman mjekësor.

“Prishtinë 10.06.2023 – 16:43. Raportohet se  me datë 15.08.2023 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, në qershor, personi përgjegjës i kompanisë në të cilën punonte viktima ishte intervistuar e më pas ishte dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika