Vdes në QKUK shtetasi turk që u aksidentua javë më parë në Prishtinë
Një shtetas i Republikës së Turqisë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 9 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa më 26 qershor ekipi mjekësor […]
Një shtetas i Republikës së Turqisë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 9 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa më 26 qershor ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion teksa rasti është në procedurë hetimore.















