Vdes në QKUK viktima e dytë nga përleshja me armë zjarri në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka humbur jetën edhe një person nga sulmi me armë që kishte ndodhur të dielën në Vushtrri

Foto ilsutrim

Të hënën ka ndërruar jetë njëri prej të plagosurve nga përleshja me armë zjarri më 29 tetor në Vushtrri, ku kishte mbetur i vrarë edhe një person tjetër.

Viktima e dytë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij ishte e rëndë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Vushtrri 29.10.2023-15:50. Raportohet se me datën 30.10.2023 në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rreth orës 15:50, më 29 tetor, në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një armë.

Dy persona ishin kapur më herët në vendin e ngjarjes, kurse tre të tjerë një ditë pas.

Policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy të dyshuarit J.S, 24-vjeçar dhe E.B., 24-vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona të tjerë, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajetë i viktimës mashkull F. Z.,27-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, raportohet se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP në Mitrovicë të Jugut, në bashkëpunim me prokurorin.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika