Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Punëtorja e një furre buke në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës. Kështu ka thënë për Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. “Sot me datë 01.05.2024 kemi pranuar një informacion që një grua me iniciale V.D. është gjetur […]
Punëtorja e një furre buke në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës.
Kështu ka thënë për Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sot me datë 01.05.2024 kemi pranuar një informacion që një grua me iniciale V.D. është gjetur e shtrirë në dysheme pa shenja jete në furrën ‘Te Moni’. Sipas informacioneve viktima është punëtore e furrës. Ajo është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Elshani.
Sipas tij, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Gjithashtu, Elshani ka theksuar se ka shumë gjasa që ka qenë një vdekje natyrale.
Elshani ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.















