Vdes një 1-vjeçare si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në Hodonovc të Kamenicës
Ka ndërruar jetë një 1-vjeçare, si pasojë e plagëve të marra një ditë më parë, nga aksidenti në Hodonovc të Kamenicë që ndodhi të premten e 24 shkurtit. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatën […]
Ka ndërruar jetë një 1-vjeçare, si pasojë e plagëve të marra një ditë më parë, nga aksidenti në Hodonovc të Kamenicë që ndodhi të premten e 24 shkurtit.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatën se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonovc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth njëvjeçare”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, i njëjti ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
Nga ky aksident ka vdekur edhe një 33-vjeçar të premten, në vendngjarje.















