Vdes një 15-vjeçare, u aksidentua teksa po skijonte në Brezovicë
Një 15-vjeçare nga komuna e Leposaviqit ka vdekur pas një aksidenti teksa po skijonte në qendrën e skijimit në Brezovicë. Në një përgjigje për Dukagjinin, Ardian Grazhda, njëri nga menaxherët e Qendrës Skijimit, tha se ajo ka ndërruar jetë derisa po dërgohej në Spitalin e Mitrovicës. “Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babain […]
Një 15-vjeçare nga komuna e Leposaviqit ka vdekur pas një aksidenti teksa po skijonte në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Në një përgjigje për Dukagjinin, Ardian Grazhda, njëri nga menaxherët e Qendrës Skijimit, tha se ajo ka ndërruar jetë derisa po dërgohej në Spitalin e Mitrovicës.
“Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babain e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë, por nuk e kanë ndaluar aty, dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë, ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda.
Bëhet e ditur se vajza 15-vjeçare është e nacionalitetit serb.















