Një mashkull, rreth 25-vjeçar, ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, te hotel “Grandi”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, bëri të ditur për Televizionin Dukagjini se rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti .

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.