Vdes një 28-vjeçar në një vetaksident në aksin rrugor Gjilan – Dheu i Bardhë

Një 28-vjeçar ka humbur jetën në një vetaksident në aksin rrugor Gjilan - Dheu i Bardhë, teksa pasagjeri është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor

Ilustrim

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pas mesnatës të së mërkurës në një vetaksident në aksin rrugor Gjilan – Dheu i Bardhë.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq pasagjeri është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

“Me datën 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetaksident trafiku në fshatin Miresh i vogël aksin rrugor Gjilan-Dheu i bardhë. Hetues policorë nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij vetaksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, ka thënë Hashani.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policorë të aksidenteve të Trafikut rajonal në Gjilan.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika