Vdes një 30-vjeçar në një aksident trafiku në Podujevë
Një 30-vjeçar ka vdekur në magjistralen Podujevë-Merdar si pasojë e një aksidenti trafiku, mbrëmjen e së mërkurës. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se viktima ishte një biçiklist cili ishte përfshirë në një aksident me dy vetura. “Rreth orës […]
Një 30-vjeçar ka vdekur në magjistralen Podujevë-Merdar si pasojë e një aksidenti trafiku, mbrëmjen e së mërkurës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se viktima ishte një biçiklist cili ishte përfshirë në një aksident me dy vetura.
“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biciklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit, biçiklisti rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.
Krahas kësaj Borovci bën thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë rrugët alternative që shpiejnë nga drejtimi i Podujevën në drejtim të Mërdares dhe anasjelltas.















