Një 36-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të së shtunës së 3 Dhjetorit, në rrugën Prishtinë- Ferizaj.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se në aksident është e përfshirë vetëm një veturë, gjersa ka theksuar se lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili është dërguar tashmë për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.