Një grua 46-vjeçare ka humbur jetën të dielën në Shtime, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.
Sipas Policisë, nga hetimet e para dyshohet se viktima ka rënë së bashku me shtyllat metalike (cilindrat) që ndodheshin në objekt.
Ajo fillimisht u dërgua nga ekipi i emergjencës në QKMF-në e Shtimes për trajtim mjekësor, por rreth orës 19:20 u konstatua vdekja e saj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se patrulla policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.