Vdes një 5-vjeçar në Obiliq pasi dyshohet se ka rënë në lumë

Ka vdekur një 5-vjeçar dhe dyshohet se ka rënë në lumë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por pa shenja jete

Ka vdekur një 5-vjeçar në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit, po dyshohet se i njëjti ka  rënë në lumë.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por pa shenja jete.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete. Aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika