Vdes një 52 vjeçare dhe pesë të tjerë të lënduar pas aksidentit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Studime të komunës së Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 dhe në të janë përfshirë dy automjete ku kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona të tjerë.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një viktimë femër, rreth 52 vjeçare, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkohë, hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, në koordinim me prokurorin e rastit, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit

Të fundit nga rubrika