Vdes një 65 vjeçare e katër të lënduar pas një aksidenti në Klinë të Skenderajit
Një grua rreth 65 vjeç ka mbetur e vdekur pas lëndimeve të pësuar nga një aksident në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, saktësisht në Klinë të Ulët. Këtë bëri të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i PK-së, Avni Zahiti i cili tha se edhe 4 persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident dhe janë dërguar në Spitalin […]
Një grua rreth 65 vjeç ka mbetur e vdekur pas lëndimeve të pësuar nga një aksident në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, saktësisht në Klinë të Ulët. Këtë bëri të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i PK-së, Avni Zahiti i cili tha se edhe 4 persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë
“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti.















