Vdes një 69-vjeçar, dyshohet se ra në lumin Morava
Një person nga Ferizaj ka vdekur të martën pasdite pasi i njëjti dyshohet se ka rënë në lumin Morava, afër pikës kufitare “Dheu I Bardhë”. Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marre një informatë më 05.03.2024 […]
Një person nga Ferizaj ka vdekur të martën pasdite pasi i njëjti dyshohet se ka rënë në lumin Morava, afër pikës kufitare “Dheu I Bardhë”.
Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marre një informatë më 05.03.2024 rreth orës 16:00 se një person mashkull shqiptar, shtetas i Kosovës (R.M. 1955 ), nga Ferizaj dyshohet se ka rënë në lumin Morava, afër Pikës Kufitare ‘Dhe i bardhë’.
Të njëjtin dyshohet se uji e ka bartur në territorin e R. Serbisë dhe trupi i pajetë tani veç se është nxjerrë nga lumi në afërsi të Pikës Kufitare ‘Dheu i bardhë’ . Sipas informatave të para, i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ‘Dheu i bardhë’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në lumë. Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse, të cilat janë marrë ma rastin”, ka njoftuar Hashani.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë”.
Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës hetimet rajonale në Gjilan.















