Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të premte në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rastit, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull. Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.