Vdes një burrë në QKUK, Policia nis hetimet
Një burrë ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), pasi ishte dërguar atje me probleme shëndetësore. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti është duke u hetuar. “Prishtinë 21.07.2024, 04:54 . Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK viktima mashkull kosovar, i cili ishte sjellur me probleme shëndetësore. Lidhur me rastin vdekjen […]
Një burrë ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), pasi ishte dërguar atje me probleme shëndetësore.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë 21.07.2024, 04:54 . Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK viktima mashkull kosovar, i cili ishte sjellur me probleme shëndetësore. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar derisa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe IML kanë mbetur që të marr trupin e pajetë. Me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.















