Vdes një burrë pas sulmit nga një peshkaqen rreth 4 metra i gjatë në Australi

Një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen i bardhë, rreth 4 metra i gjatë, në Australinë Perëndimore.

Sipas policisë lokale, sulmi ndodhi të shtunën pak para orës 10:00, në zonën Horseshoe Reef, në veriperëndim të ishullit të njohur Rottnest, pranë qytetit të Perthit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Pamjet ajrore treguan se burri u transportua me varkë drejt bregut, ku ekipet mjekësore dhe policia tentuan ta rikthenin në jetë, por ishte e pamundur.

“Fatkeqësisht, burri nuk mundi të shpëtohej”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Departamenti i Industrive Primare dhe Zhvillimit Rajonal në Australinë Perëndimore konfirmoi se viktima ishte sulmuar nga një peshkaqen i bardhë.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të tregojnë “kujdes të shtuar” në ujërat përreth zonës.

Që nga fillimi i regjistrimeve të sulmeve të tilla në vitin 1791, në Australi janë regjistruar afro 1,300 sulme nga peshkaqenët, ndërsa më shumë se 260 prej tyre kanë rezultuar me vdekje.

Në janar të këtij viti, katër sulme nga peshkaqenë u raportuan përgjatë bregdetit të “New South Wales” brenda dy ditësh.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika