Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, është raportuar se viktima është lënduar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar jetë, njofton Dukagjini.
Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.