Vdes një fëmijë në QKUK, ishte rrëzuar para një jave

Ka vdekur një fëmijë në QKUK, i cili ishte i shtrirë në Intensivën Qendrore nga 12 shtatori i këtij viti, e që dyshohet të jetë rrëzuar por nuk është raportuar rasti në polici

QKUK

Ka vdekur një fëmijë në QKUK, i cili ishte i shtrirë në Intensivën Qendrore nga 12 shtatori i këtij viti.

Sipas policisë, ai ishte rrëzuar më herët, por se rasti nuk ishte paraqitur në polici.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Strovc, Vushtrri,19.09.2023-21:22. Nga QKUK jemi njoftuar se në Intensiven Qendrore kishte ndërruar jetë një fëmijë i gjinisë mashkullore i cili kishte qenë i shtrirë nga data 12.09.2023. Dyshohet se viktima e lartcekur më herët ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në polici. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa një person i mitur është gjetur pa shenja jetë në Ferizaj.

Siç njofton policia, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Imri Neziri, Ferizaj 19.09.2023-16:46. Viktima mashkull kosovar i mitur është gjetur pa shenja jeta. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika