Vdes një foshnje si pasojë e goditjes ruse, Zelensky e quan Rusinë “shtet terrorist”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmit të Rusisë në poliklinikën në Kypyansk dhe bombardimit të spitalit në Vilnyansk ku u vra një foshnjë, ka thënë se Rusia është “shtet terrorist”, që po përpiqët të arrijë me terror dhe vrasje atë që nuk e ka arritur që nëntë muaj

Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës





Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në rrjetin social Facebook, pasi së fundi në një repart të maternitetit pas një sulmi me raketa është vrarë një foshnje, që ky i fundit e ka quajtur të mërkurën Rusinë “Shtet terrorist që bën terror dhe vrasje”.

Gjersa, Zelensky ka theksuar se Rusia po bën përpjekje të arrijë të bëjë diçka të cilën nuk e ka arritur që nëntë muaj dhe nuk do të mund ta arrijë.

“Armiku ka vendosur edhe një herë të përpiqet të arrijë me terror dhe vrasje atë që nuk ishte në gjendje ta realizonte për 9 muaj dhe nuk do të mund ta arrijë. Përkundrazi, ai do të japë llogari vetëm për të gjitha të këqijat që i solli vendit tonë”, ka shkruar Zelensky.

Sulmi erdhi përderisa betejat në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk janë intensifikuar, pas ofensivave nga Rusia.

Kjo e fundit ka bombarduar spitalin në Vilnyansk dhe një poliklinikë në Kupyansk, që dy persona kanë vdekur, dhe një është i shtruar në spital.

“Të gjitha shërbimet punojnë në terren”, ka theksuar Zelensky.

Ndër të tjera, ai ka thënë se është e mundur që nën gërmadhat ku ka vdekur foshnja mund të ketë ende njerëz.

“Ndoshta ka ende njerëz nën gërmadha”, ka shtuar ai.

Ilustrim
Ilustrim





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika