Vdes një grua dhe një 3-vjeçar në një aksident në rrugën Dragash – Zhur
Një fëmijë 3-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Dragash-Zhur, të hënën rreth orës 11:00. Policia e Kosovës ka njoftuar se në ketë aksident janë të përfshirë një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve. “Bazuar në informacionet e para, në ketë aksident […]
Një fëmijë 3-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Dragash-Zhur, të hënën rreth orës 11:00.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në ketë aksident janë të përfshirë një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve.
“Bazuar në informacionet e para, në ketë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona ka ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi personi për shkak të lëndimeve është dërgua në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, në njoftimin e policisë, thuhet se lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante.
Ndërsa, me urdhër te prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML Prishtinë, kurse i dyshuari pas marrjes se ndihmës se parë është ndaluar për 48 orë, në ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit.















