Vdes një grua në aeroportin “Adem Jashari”, po vinte nga Zvicra në Kosovë

Një grua ka vdekur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas policisë, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte duke fluturuar nga Zvicra për në Kosovë

Fotografi ilustruese: Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Një grua ka ndërruar jetë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte duke ardhur nga Zvicra në Kosovë.

“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar  në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës,” thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika