Të premten një grua në Mitrovicën e Jugut është dërguar në emergjencë pa shenja jete.
Sipas raportit 24-orësh, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, njofton Dukagjini.
“Rr. Aziz Abrashi, Mitrovicë Jugu 17.04.2026-20:00. Raportohet se viktima femër kosovare është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.