Vdes një grua në Prishtinë, tri vajzat e saj dyshojnë se është pasojë e moskujdesit
Një grua raportohet se ka ndërruar jetë në Komunën e Prishtinës. Tri vajzat e viktimës kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës, duke dyshuar se vdekja nënës së tyre ka ardhur si pasojë e moskujdesit. Siç thuhet në njoftimin e policisë, me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Prishtinë […]
Një grua raportohet se ka ndërruar jetë në Komunën e Prishtinës.
Tri vajzat e viktimës kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës, duke dyshuar se vdekja nënës së tyre ka ardhur si pasojë e moskujdesit.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë / 13.07.2024 – 13:00. Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e mos-kujdesit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërsa, rasti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.















