Vdes një grua në repartin e Gjinekologjisë në Prizren, policia nis hetimet
Një grua ka vdekur në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal në Prizren. Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë. Viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa trupi i saj është dërguar për obduksion. Hetimet për këtë rast kanë nisur. “Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka […]
Një grua ka vdekur në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal në Prizren.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa trupi i saj është dërguar për obduksion.
Hetimet për këtë rast kanë nisur.
“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.















