Vdes një grua në spital, kishte shenja të dhunës në trup

Një grua ka vdekur në rrethana të dyshimta në Komunën e Drenasit

Ilustrim

Një person i gjinisë femërore ka vdekur në rrethana të dyshimta në Komunën e Drenasit, sipas Policisë së Kosovës.

Ajo është dërguar për tretman mjekësor në spital, mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas tij viktima ka pasur shenja të dhunës në trup.

Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.

Përveç këtij rasti, në raportin e policisë është raportuar edhe një vrasje në tentativë si dhe një tentim dhunimi.

Vrasja në tentativë ka ndodhur në fshatin Vërmicë të Komunës së Prizrenit, ku raportohet se janë therur me thikë dy shtetas të huaj nga disa persona të panjohur.

Raportohet se në rrethana të panjohura dy ankuesit meshkuj shtetas të huaj janë therur me thikë nga persona të panjohur. Viktimat janë duke u trajtuar në spital. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet raportin e policisë.

Kurse tentim dhunimi ka ndodhur në Komunën e Prishtinës, rast të cilin e ka raportuar viktima grua ndaj dy personave të gjinisë mashkullore të cilët nuk i njihte.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë  janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika