Vdes një grua nga goditja e kamionit në Fushë-Kosovë, ngasësi shoqërohet në stacionin policor

Një person është goditur nga një kamion, të enjten e një shkurtit në Fushë Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e një kamioni.

Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë, të enjten e një shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje.

“Sot rreth orës 10:00  kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë-Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Sipas saj, aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika