Vdes një grua pasi bie në një bunar në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një grua pasi ka rënë në bunar në Ferizaj.

Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se vdekjen e gruas e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

. Viktima femër kosovare ka rënë në një pus (bunar). Viktima nga lëndimet e marra ka ndërruar jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë  është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të fundit nga rubrika