Vdes një i burgosur 31 vjeçar në Spitalin e Pejës

"Shërbimi Korrektues i Kosovës  dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  M.K, viti i lindjes 1992. I njëjti është pranuar në QP në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmur"

Spitali i Pejës, foto ilustrim

Një i burgosur ka vdekur në Spitalin Rajonal në Pejës ka bërë t ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK).

ShKK ka bërë të ditur e i njëjti është pranuar para disa ditë në Qendrën e Paraburgimit në Pejë dhe nuk ka qenë më parë i sëmur.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës  dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  M.K, viti i lindjes 1992. I njëjti është pranuar në QP në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmur. Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftim.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika