Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se sot ka vdekur një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.

I burgosuri H.B ishte i pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 17 maj të këtij viti dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike, për të cilat ka qenë nën trajtim, thotë ShKK.

Tutje thuhet se trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot rreth orës 06:18, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, ka ndërruar jetë i burgosuri H.B. Ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17.05.2024, dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim. Trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera, sipas indikacioneve”, thuhet në njoftim.

Tutje i thuhet se gjendja shëndetësore e viktimës është përkeqësuar mbrëmë në ora 22:00.

Për të njëjtin, Shërbimi Korrektues tha se është thirrur emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit.

“Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00 dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit, por në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit. Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Në orën 06:18, nga të dy ekipet, është konstatuar vdekja e të burgosurit”.

Tutje u tha se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika