Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Një i burgosur me inicialet V.M. ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë të hënën rreth orës 07:40, ndërsa organet kompetente po zhvillojnë procedurat ligjore dhe atij do t’i bëhet autopsia për të verifikuar shkakun e vdekjes

IML-ja në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, 26 shkurt 2024.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur të hënën një i burgosur me inicialet V.M.

Siç raporton ekipi i terrenit të TV Dukagjinit, Mjekësia Ligjore tashmë ka mbërritur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të marrë trupin e pajetë të personit të vdekur në këtë qendër.

SHKK-ja nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se i burgosuri po trajtohej sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike, e organet kompetente po i zhvillojnë procedurat ligjore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M.  Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, po ashtu, viktimës do t’i bëhet autopsia për të verifikuar shkakun e vdekjes.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika