Vdes një person, dyshohet se u rrokullis me traktor derisa po barte dru në Novobërdë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person në fshatin Bushincë në Novobërdë. Ai dyshohet se ishte rrokullisur me traktor derisa po barte dru në pyll. “Fsh. Bushincë, Novobërdë 05.11.2024-NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll. […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person në fshatin Bushincë në Novobërdë.
Ai dyshohet se ishte rrokullisur me traktor derisa po barte dru në pyll.
“Fsh. Bushincë, Novobërdë 05.11.2024-NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.















