Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielën në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmi për vdekjen e viktimës është bërë i ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, i cili njoftoi se personi që humbi jetën është Ideal Halabaku, i riu nga fshati Pozheran i komunës së Vitisë.

“I trishtë dhe tejet pikëllues ishte lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Pozherani, Ideal Halabaku. Në emrin tim dhe të institucionit që udhëheq, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për mikun tim Mufail Halabaku, familjen e gjerë Halabaku, miqtë dhe të afërmit e tij”, ka shkruar Azizi.

Dukagjini është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rrethanat e aksidentit.