Sipas policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor më datë 12.03.2024, rreth orës 00:20  është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shtaric – Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.

“Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e par ballore përplaset ne automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.  Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit (i dyshuari) gjerë sa tre persona të  lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor,” shkruhet në njoftim.

Sipas policisë, me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Teksa, rasti po vazhdon të hetohet.