Si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime.
Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm.

Gjithashtu, Borovci ka deklaruar se për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan-Bujan.
“Rreth orës 12:45, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime, respektivisht në afërsi të fshatit Grackë e vogël. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci.
