Rreth orës 13:30, Policia e Kosovës është njoftuar për një rast plagosjeje në fshatin Fushticë të Drenasit.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, një person (mashkull) është gjetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, është konstatuar vdekja e tij,” ka bërë të ditur Ahmeti.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po hetojnë të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.