Vdes një person në Klinë pas përplasjes së veturës së tij me tren
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të enjte në mes të një treni të udhëtarëve dhe një veture në Klinë. Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Videjё, më shtatë korrik. “Më datë 6 korrik 2023 rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka […]
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të enjte në mes të një treni të udhëtarëve dhe një veture në Klinë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Videjё, më shtatë korrik.
“Më datë 6 korrik 2023 rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.















