Një person ka humbur jetën në Gjakovë, si pasojë e një aksidenti në mes të një kamioni dhe një veture.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

“Rreth orës 10:40 është raportuar  aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.