Vdes një person në një aksident trafiku në Sllatinë

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku në Sllatinë

Një person ka ndërruar jetë këtë të martë pas një aksidenti në Sllatinë.

Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Sot, në mesditë është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetentë. Në lidhje me rastin, në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML”, tha Kelani.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika