Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentit.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pasi drejtuesi i një kamionete ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke u aksidentuar rëndë.

Nga ky aksident, drejtuesi – një burrë kosovar – ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në automjet ndodhej edhe një pasagjer, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.