Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimisht me veturë

"Sot rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Agim Çelaj. Një person është goditur nga një veturë dhe është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë".

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Pejë, pasi dyshohet se është goditur qëllimshëm nga një veturë.

Këtë e ka konfimruar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili ka theksuar se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Agim Çelaj. Një person është goditur nga një veturë dhe është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen. Sipas dyshimeve të para, personi është goditur qëllimisht, kurse i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Rugova.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika